Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëprit sot në zyrën e tij, Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, që gjatë qëndrimit të tij në Kosovë po shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se fokusi i takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimit të lidhjeve historike e kulturore ndërmjet këtyre dy qyteteve.
Në këtë kontekst, u bisedua edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do ta lidhte Gjakovën me Shkodrën dhe për mundësitë ai do të paraqiste për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.//Arbresh.info/

27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje