Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Adem Demaçin e ka konsideruar si figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar.
Ai pohoi se baca Adem ka qenë në krye të popullit të Kosovës që nag vitet e 50-ta e deri në vitin 1998 kur u vendos në ballë të UÇK-së.
Konjufca pohoi se ai ka qenë frymëzim për brezat dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.
Këto komente ai i bëri pas homazheve që bënë të varri i Demaçit në pesëvjetorin e vdekjes.
“Është vërtetë e rëndësishme që ta kujtojmë figurën më të shquar të popullit shqiptar. Ai ishte në krye të popullit tonë duke filluar prej viteve të 50 e deri në vitin 1998 kur ishte në ballë të UÇK”.
“…gjithmonë i ka frymëzuar brezat, ka lënë gjurmë të pashlyeshme e ka vend të rëndësishme në historinë tonë”.
Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.
Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.
Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov.
Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë./eo
“Unë doja lekët, hajde mirupafshim”, Rogerti i zhgënjyer pas...
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...