Ish-banorja e BBV Albania dhe nutricionistja Diola Dosti, ka folur së fundmi për legalizimin e kanabisit medicinal në vendin tonë.
Ndër të tjera Diola është shprehur se është pro legalizimit të kanabisit.
Ish banorja e BBV, ka treguar dhe një eksperiencë të saj më vajin e kanabisit, për të cilin tha se e ka provuar dhe se pas kësaj ka mbetur shtatzënë me vajzën e saj të vogël.
“Unë e kam provuar kanabisin, në vende ku lejohet. Flas për atë në formë vajore sepse nuk kam tymosur asnjëherë. Kisha lexuar që të rrit kreativitetin dhe në atë kohë po bëja linjën time. Por jo që linjën nuk e bëra, por mbeta shtatzënë. Pra, pati efekt në këtë anë. Vajza e tretë ka ardhur si pasojë e vajit të kanabisit dhe prandaj jam pro legalizimit.”– tha ajo në “S’e luan Topi”.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së