Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njëherësh Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Hajrulla Çeku, pritën dhe takuan sot Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të PES-it (Party of European Socialists and Democrats), Giacomo Filibeck.
Siç njofton zyra e kryeministrit, bëhet e ditur se Kurti diskutoi për zhvillimet në vend, situatën aktuale dhe për qeverisjen social-demokratike në këto më shumë se dy vitet e fundit. Ai e njoftoi për arritjet kryesore dhe progresin e shënuar në rrafshin e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe mjedisit demokratik.
Në takimin që u zhvillua gjatë pasdites, u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimin ndërpartiak mes partive simotra si dhe atij multilateral në kuadër të organizatave dhe forumeve të partive social-demokrate./Arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...