Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.
Me këtë rast, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se presin që gjykata të vendosë drejtësinë.
“Sot AAK, e mbështetur edhe nga dy deputetë të pavarur, e dorëzoi kërkesën për plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale. Ne kërkesën tonë e kemi adresuar bazuar në tri çështje: E para, Këshilli Ekonomik Social asnjëherë nuk është konsultuar për këtë ligj, çka paraqet shkelje flagrante. E dyta ka të bëjë me diskriminimin e një kategorie si ajo e të verbërve dhe e treta lidhet me veteranët. Kryeministri të na ka treguar se kush e ka pagën sot në Kosovë 260 euro. Ky është një mashtrim i radhës”, shtoi Tahiri.
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...