Sot ka filluar takimi i parë i Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kreu ekzekutiv i Kosovës, Albin Kurti ka hapur këtë takim me fjalimin e tij, ka njoftuar se shteti ynë ka plotësuar kërkesat ligjore dhe standardet demokratike për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës, raporton Arbresh.info.
Po ashtu Kurti ka thënë se anëtarësimi i shtetit tonë në Këshillin e Evropës do të mundësoj qasjen në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe mekanizmat të tjerë të mbrojtjes.
“ Si organizata më e vjetër PAN evropiane, Këshilli i i Evropës ashtu sikurse shteti ynë mishërojnë vlerat dhe standardet më të larta në mbrojtjen e të drejtave të njeriut demokracinë dhe sundimit të ligjit. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës mundëson qasjen në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe mekanizmat të tjerë të mbrojtjes, kjo forcon edhe më shumë të drejtat e qytetarëve pa dallim etnie. Qeverisja e mirë e progresit demokratik vlerësuar nga raportet e shumta ndërkombëtare ka hapur rrugë procesit të anëtarësimit në këtë organizatë. Pra Kosova ka plotësuar kërkesat ligjore dhe standardet demokratike për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës”, tha Kurti.
Sipas Kurtit, kjo mundëson që të forcohen të drejtat e qytetarëve pa dallim etnie.
“Tani që procesi ka kaluar tek asambleja Parlamentar e Këshillit të Evropës e cila do të jep mendime e saj mbi aplikimin e Kosovës mund të themi se a filluar etapa substanciale e procesit cila do të shoqërohet me vizita të raportueseve dhe përgatitje të raporteve. Grupi Koordinues do të ketë një rol të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimin dhe koordinomini të brendshëm dhe pasqyrimin të situatës në Kosovë”, tha ai./Arbresh.info/
Zbulohen 591 bimë narkotike në Krujë, arrestohen dy vëllezër...
Hekuran Berisha njofton largimin nga Dukagjini
Uragani Erick godet Meksikën, qeveria bën thirrje për evakui...
Sulmet iraniane ndaj Izraelit lënë 89 të plagosur, tre në gj...
Haziri: Kosova të jetë gati për një thirrje eventuale nga SH...
Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, zgjedh Vlorën për pushi...