Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se bileta ditore e trafikut urban, ka sjellë rezultate.
Rama shkruan se me këtë vendim, 10 mijë udhëtarë më shumë, po përdorin autobusët e ‘’Trafiku Urban’’.
Ai ka shtuar po ashtu se shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej të cilëve do të jenë elektrikë.
Postimi i plotë:
Superlajm!
10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.
Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët./Arbresh.info/

Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...