Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak ka bërë të ditur se me të janë dakorduar për rëndësinë që të ndërmerren hapa për depërshkallëizmin e situatës në veri të Kosovës.
“Kisha një takim të dobishëm me Aleksander Vuçiq, pas takimit të sotëm të kryenegociatorëve. Ne u dakorduam për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të depërshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak në Twitter, përcjell Arbresh.info

Kujtojmë se sot Lajçak është takuar me me kryenegociatorët e të dyja vendeve, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.
Në këtë takim, Lajçak tha se u diskutuan çështjet e dialogut, zbatimi i Marrëveshjes së 27 shkurtit si dhe de-eskalimin e situatës në veri./Arbresh.info/
lexo edhe:
Lajçak pas takimit në Bruksel: Diskutuam çështjet e dialogut dhe de-eskalimin e situatës në veri
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...