Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se bashkëatdhetarët do të mund të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e luajtshme në Kosovë.
Haxhiu përmes një postimi bëri të ditur se kjo e drejtë do të shfrytëzohet nga sot, me nënshkrimin e Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, shkruan Arbresh.info.
“Nga sot, me nënshkrimin e Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, bashkëkombësit tanë të cilët duan të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e luajtshme, por edhe investitorët e huaj e subjektet tjera, do të mund ta realizojnë këtë të drejtë pranë autoritetit kompetent sipas rregullave të përcaktuara me këtë akt nënligjor.”, shkroi e para e Drejtësisë.
Sipas saj, e drejta për posedim të pronës po rregullohet edhe për krijimin e kushteve të përshtatshme për investitorët nga jashtë.
“E drejta për posedim të pronës tashmë po rregullohet asisoj në mënyrë që të mos privohen bashkatdhetarët tanë dhe në anën tjetër të krijohen kushte më të përshtatshme për investitorët nga jashtë.”, përfundoi ajo./Arbresh.info
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...