Arrestohen katër persona pasi kanë shtënë me armë në në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.
Siç thuhet në njoftim, Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kryer një bastisjeje në këtë fshat.
Në këtë operacion policia ka arritur të gjejnë dhe të sekuestrojë një armë autokatike, si dhe ka arrestuar katër persona.
Sekuestrimi u bë pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri në atë zonë.
Ndaj të dyshuarit 56 vjeçar, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ndërkaq ndaj të dyshuarve B. Z, mashkull, 20 vjeç, M. H, mashkull, 23 vjeç, Rr. H, mashkull, 57 vjeç, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vetëgjyqësia”.
Të dyshuarit, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor./Arbresh.info/
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...