Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar për në Gjermani nga ku ka bërë të ditur se është takuar me bashkatdhetarët e suksesshëm në fushën e biznesit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se me ta ka folur për rendësin që mërgimtarët ta shohin Kosovën si një vend ku mund të investojnë.
“Vizitën time në Gjermani e nisa me bashkatdhetarë të suksesshëm në fushën e biznesit. Bashkë me kolegë nga Aleanca, fillimisht vizituam Gazmend Berishën, i cili na njoftoi nga afër me veprimtarinë e tij biznesore që ushtron në qytetin e Mynihut. Në vizitë tek afaristët Ilir Sinani, Xhevat Ndrecaj, Afrim Bytyqi dhe Driton Tahiri, fola për rëndësinë që mërgata jonë ta shohë edhe Kosovën si vend ku mund të investojnë dhe të zhvillojnë bizneset e tyre ngjajshëm si në Gjermani”, ka shkruar I pari I AAK-së.
“Motrat e vëllezërit tanë që jetojnë jashtë vendit, janë edhe partnerët tanë në zhvillim, sepse Kosova e fortë fuqizon edhe më shumë njerëzit e saj në mbarë botën”, tha Haradinaj./Arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...