Një person është arrestuar në Graçanicë për kanosje dhe armë mbajte pa leje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktima ka raportuar se i dyshuari ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të tij, përcjell Arbresh.info.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar pistoletë, fishek, substanca narkotike, para të gatshme ( euro dhe dinar) dhe telefona.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Graçanicë 14.07.2023 – 17:30. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se në drejtim të tij i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë dy herë me armë zjarri. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar i dyshuari. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit njësitë policore kanë gjete dhe sekuestruar si dëshmi: një pistoletë me 14 fishek dhe substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa sa i përket substancave narkotike është inicuar rast tjetër. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Graçanicë 15.07.2023 – 11:15. Lidhur me rastin njësitë relevante policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjete dhe sekuestruar: 946.0 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, para të gatshme 225 euro dhe 9100 dinar, si dhe dy telefona celular. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari gjendet në mbajtje për rastin Kanosje dhe Armë mbajtje pa leje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...