Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili krahasoi protestat e sotme të veteranëve në veri me ato në Beograd.
Çitaku, deklaratën e Sveçlës e cilësoi si skandaloze, teksa i tha atij se “je aty me mbrojt rendin, ligjin, Kushtetutën e jo me i sulmu mediat”.
“Jo me e cenu fjalën e lirë. Po sillesh si Komisar. E për gjuhën kundër veteranëve, s’po flas. Turp dhe mjerim”, shkroi Çitaku në Facebook.
Kujtojmë se Sveçla më herët tha se në Beograd, çdo të shtunë, tash e disa javë ka protesta, teksa shtoi se “është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njejtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiqit”./Arbresh.ifno/
lexo edhe:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...