Avokati i Popullit dhe Forumi i organizatave të shoqërisë civile dënojnë dhunën fizike që ndodhi sot gjatë seancës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Avokati i Popullit dhe organizatat e shoqërisë civile, të këtij forumi, bëjnë thirrje që të gjithë të përmbahen nga gjuha që nxit urrejtje dhe dhunë, të kujdesemi që me veprimet tona të krijojmë ambient të respektit, tolerancës dhe debatit konstruktiv që ndihmon në përmbushjen e misionit për të përfaqësuar interesat e popullit dhe të vendit.
Ngjarjet e këtilla nuk guxojnë të përsëriten më asnjëherë sepse kanë pasoja të rënda për qytetarët dhe nuk janë në të mirë të vendit.
Organizatat e Shoqërisë Civile, pjesë të Forumit të krijuar nga Avokati i Popullit, që morën pjesë në takimin e së enjtes, 13 korrik, 2023,
Rrjeti i Grave të Kosovës
Handikos
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS)
Artpolis
Community Development Fund (CDF)
Center for Social Group Development (CSGD)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të torturës (QKRMT)
Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore
SOS Kosova
CEL./Arbresh.info/
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...