Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka eskaluar situata, ku pati edhe përleshje fizike ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave.
Në momentin kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po iu drejtohej deputetëve, ai është gjuajtur me ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku
Menjëherë pas kësaj, pati reagime të shumta nga fytyrat publike, mes tyre edhe nga artisti i njohur, Genc Prelvukaj.
Në një postim në Facebook, Prelvukaj tha se dhuna në kuvend shpreh mjerimin e partisë në pushtet.
Artisti ishte i ashpër ndaj Vetëvendosjes duke thënë se ata dëmtuan raportet me aleatët dhe fajtor për përplasjen me Shqipërinë derisa komunikimi me strukturat kriminale serbe e zhvillojnë paqësisht.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...