Kryetari i Lidhjes Dekomratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kosova ka mbetur peng i një njeriu që nuk dëgjon e nuk di, duke aluduar për kryeministrin Albin Kurti.
“Kosova ka mbetur peng i një njeriu që nuk dëgjon e nuk din”, ka thënë Abdixhiku në RTV 21.
Duke folur për iniciativat që ka marrë për të dal nga kriza që ndodhet Republika e Kosovës, Abdixhiku ka folur për rrugën që ofron ai për të dal nga kjo krizë që ka kapluar vendin prej një viti.
Abixhiku ka pohuar kur është pyetur nëse është LDK-ja alternativa kryesore në vend.
“Nuk ka dyshim se jemi alternative kryesore në vend.” – ka thënë Abdixhiku përderisa ka përsëritur se si vend jemi të ngujuar në populizëm.
Ai ka folur edhe për dakordimin e Qeverisë së Kosovës me BE-në për shtensionim të situatës në veri.
Sipas tij, veprimi i Qeverisë është një kthim prapa dhe vendi nuk po përparon.
“Pra po kthehimi prapa në pozicione politike por vendi nuk po përparon. Meqenëse po humbim kohë dhe miq”, tha Abdixhiku.
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...
Hapet Ngushtica e Hormuzit, bllokada amerikane vazhdon të mb...