Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në takim u zhvillua një bashkëbisedim i hapur dhe i sinqertë, i fokusuar kryesisht në situatën politike në Kosovë, veçanërisht problemet në katër komunat veriore.
Konjufca shprehu bindjen se roli i Shqipërisë mund të jetë shumë ndihmues në kuptimin e pozicionit të Kosovës, e cila është në të drejtën e saj kur insiston në zbatimin e shtetit ligjor dhe funksionalizimit të demokracisë në krejt territorin e Kosovës.
Kryeministri Rama paraqiti pikëpamjen e tij mbi pozicionin që Kosova sot ka kundrejt aleatëve të saj.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që situata është shqetësuese dhe se sa më parë duhet të shkohet drejt një zgjidhjeje që do mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve në komunat veriore dhe kthimin e serbëve në institucione përmes proceseve dhe procedurave demokratike.
Kryetari Konjufca theksoi nevojën që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi Serbinë që marrëveshja e Ohrit të zbatohet në plotni dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë të futen në shtegun e normalizimit si dy subjekte shtetërore sovrane dhe respektuese ndaj njëra-tjetrës.
Për kryetarin Konjufca mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës është gjithnjë e nevojshme dhe e çmuar dhe Kosova gjithmonë është më e fuqishme kur e ka Shqipërinë në krah./Arbresh.info/





BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut