Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion në Vitomericë të Pejës.
“Më datë 4 korrik 2023 rreth orës 19:00, Hetuesit e Stacionit Policor Pejё, kanё pranuar informacion se nё njё shtёpi private nё fshatin Vitomiricё-Pejё, dyshohet se ka armё”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia menjëherë ka dalë nё atё lokacion, dhe me urdhёr tё prkurorit tё shtetit ka filluar njё hetim lidhur me rastin.
“Nga Gjyqtari i procedurёs paraprake kemi marrё udhёr pёr kontroll/bastisje tё shtëpisë dhe objekteve pёrcjellёse, gjatё kontrollit nё shtёpinё e tё dyshuarit i cili gjendet nё boten e jashtme janë gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) Armё e gjatё automatike cal:7.62 dhe njё (1) karikator, Njё (1) Armё e gjatё tipi mosberg cal:308, dhe njё (1) dylbi e armёs, Njё (1) Pistoletё Sig Sauer cal:9×19 dhe dy (2) karikator, dyzet e shtatё (47) fishekё cal. 7.62 mm, njёzet e shtatё (27) fishekё cal 308 dhe dhjetё (10) gёzhoja, pesëdhjetë e shtatё (57) cal 9×19 dhe tridhjetё (30) gёzhoja, katёr (4) fishekё cal 9mm”, thuhet në njoftim.
Me udhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet “Mbajtja nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”, ndërsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё./Arbresh.info/

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%
ShBA ndalon vizat për pesë evropianë, mes akuzave për censur...
Sasa deklaron: Nëse del Kushtrimi, dal edhe unë pas tij
Barcelona synon transferimin e një qendërmbrojtësi të lirë n...
Norvegjia prezanton një test gjaku për të zbuluar ndryshimet...
Nga sot bllokohet përkohësisht qarkullimi rrugor në Serbi, M...