Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjendja e mjedisit në Kosovë është alarmante.
Ai tha se ka lexuar një artikull ku kreu i departamentit të hetimeve të kantonit Ticino e mban përgjegjës kreun e departamentit përkatës për prerjen e tre bredhave në një parcelë private diku thellë në një pyll, ndërsa në Kosovë priten mijëra hektarë pyje.
“Sot lexova një artikull të mirë, kreu i departamentit të hetimeve të kantonit Ticino e mban përgjegjës kreun e departamentit përkatës për prerjen e tre bredhave në një parcelë private diku thellë në një pyll. Sa bukur është kjo… e në Kosovë po priten mijëra e mijëra hektarë pyje (duke prishur ekuilibrin ekologjik) dhe të gjitha kundërshtimet që ne i bëjmë kësaj dukurie shkatërruese bien në vesh të shurdhër, pa asnjë përgjegjësie madje as morale”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka kërkuar nga Qeveria të ndërmarrë masa lidhur me këtë pasi, natyra e Kosovës çdo ditë e më shumë po shkatërrohet.
“Ruajeni natyrën e Kosovës, ju lutem!!!! Kosova çdo ditë e më shumë po shkatërrohet. Qeveri, bëj diçka kundër këtij fenomeni”, ka mbyllur shkrimin ish presidenti i Kosovës./Arbresh.info/
U përleshën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq
Një viktimë dhe 57 aksidente në 24 orët e fundit
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy super çerekfinale të...
Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë, hajdutët marrin ar dhe bizh...
Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...