Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë.
Sipas IHK-së, kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunes, për të vazhduar edhe ditën e dielë.
Reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...