Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, ka deklaruar se Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) është ngarkuar të vrasë kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Prigozhin fluturoi me aeroplan në Bjellorusi të martën, sipas një marrëveshjeje që i dha fund një rebelimi të shkurtër nga luftëtarët e Wagner gjatë fundjavës, transmeton Telegrafi.
“Yevgeny Prigozhin do të transferohet në Bjellorusi sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus, për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur të sotëm kundër udhëheqjes ushtarake ruse”, është bërë e ditur nga Kremlini.
“Kreu i Wagner dhe luftëtarët e tij nuk do të ndiqen penalisht”, njoftoi Kremlini pas kryengritjes.
Kujtojmë që Budanov që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka paralajmëruar se Prigozhin po tenton t’ia merr pushtetin presidentit rus Vladimir Putin.
Lëvizjet e fundit të Kremlinit mbështesin teoritë e tij, dhe largimi i Prigozhinit nga Moska dhe qëndrimi në Bjellorusi, tregoi qartë se Putin nuk e dëshiron më afër vetes.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...