E dashura e Karim Benzemas, Jordan Ozuna ka dhënë intervistën e saj të parë që nga fillimi i lidhjes me futbollistin.
Qifti nuk e ka pranuar lidhjen e tyre publikisht deri në ceremoninë e Topit të Artë të vitit të kaluar, ku ish- lojtari i Real Madridit mori çmimin prestigjioz.
Duke biseduar se si u bashkuan, modelja pranoi se as nuk e dinte se ai ishte një yll i madh i futbollit.
“Kur takova Karimin, nuk e dija se kush ishte ai. Unë jam amerikane, nuk di shumë për futbollin”, tha modelja.
“Që në fillim u ndjeva sikur ai ishte diçka ndryshe. Karim është një djalë i mrekullueshëm. Ne kemi qeshur kaq shumë së bashku… Kur them se ai është shoku im më i mirë, e kam fjalën me të vërtetë ai është”, shtoi partnerja e futbollistit.
Jordan foli gjithashtu se si ajo është konvertuar në Islam.
Ajo shtoi se gjatë muajit të Ramazanit ka lexuar shumë për fenë islame dhe i ka pëlqyer shumë.
“Ishte këtu në Xhaminë e Madridit. Ata recitojnë Kur’an… Është një ceremoni e vogël dhe intime. Kam qarë si fëmijë. Jam shumë sentimentale. Kam hulumtuar shumë për këtë fe dhe më duket e bukur”, tha Ozuna.
Sipas saj, gjithçka nga feja islame e ka prekur shumë dhe është përlotur.
“Gjithçka që kam lexuar për të më ka prekur, gjatë Ramazanit kam lexuar Kuran dhe më ka përlotur. Lexova gjithashtu “Rruga e Shenjtë drejt Islamit” për një të krishterë që konvertohet në Islam, si unë. Një libër vërtet i çmuar”, zbuloi tutje ajo./Arbresh.info/
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...
Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT pë...
Rama: Kush ka probleme me ligjin nuk përfiton nga paqja fisk...
ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna