Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për mosprezencën e deputetëve në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ai është shprehur se dihet objektivisht që këto marrëveshje nuk kalojnë, nëse PDK-ja nuk i voton ato.
“Dihet objektivisht që këto nuk kalojnë nëse Partia Demokratike nuk i voton. Duhet me kuptu që pa opozitën nuk ka marrëveshje ndërkombëtare në këtë kuvend”, ka thënë Konjufca.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se nuk po e bëjnë këtë votim, sepse sipas tij, problem e kanë paaftësinë për impementim, përcjell klankosova.tv.
“Si grup parlamentar nuk do t’ua votojmë marrëveshjen, sepse normalisht problemin kryesor e kemi në paaftësinë e juaj edhe me impementu”, ka thënë Tahiri.
Pas kësaj, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se ndërpritet seanca.
“Ndërpritet kjo seancë, shkojmë në shtëpi”, është shprehur Konjufca.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër