Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, përmes dhunës e kërcënimeve po e pamundësojnë bashkëpunimin me qytetarë atje.
Kështu ka thënë i pari i MPB-së në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
“Prona, jeta, siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë atje po rrezikohet çdo ditë nga pjesëtarë të këtyre dy grupeve”, tha Sveçla.
Tutje, ai th se sjellja para drejtësisë e këtyre grupeve që sipas tij, kanë shkaktuar vepra të panumërta penale, do të sjellë rezultate.
“Ky vendim nuk prek askënd i cili deri në momentin e shpalljes si organizata terroriste kanë qenë pjesëtarë të këtyre dy organizatave e s’kanë kryer vepra penale tashmë. Pra, s’vihen në rrezik pjesëtarët e këtyre organizatave që janë integruar apo amnistuar më herët. Nuk ka prapa-veprueshmëri”, tha Sveçla.
Sveçla më tej tha se secili që është pjesë e këtyre organizatave do të jetë subjekt i hetimit dhe përndjekjes së organeve të drejtësisë.
“Janë organet adekuate që bëjnë vlerësimet e nevojshme për secilin akt dhe secilin pjesëmarrës të këtyre organizatave”, tha ai.
Pro këtij vendimi ishte i gjithë kabineti qeveritar, përveç ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq./Arbresh.info/
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...