Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se lideri i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, tashmë gjendet në shtetit bjellorus.
Ai nuk tregoi vendndodhjen e saktë të Prigozhinit, i cili të shtunën u largua nga selia ushtarake ruse në Rostov pas kryengritjes ushtarake 36-orëshe të mercenarëve të Wagnerit.
Megjithatë, imazhet satelitore nga kompania globale e monitorimit BlackSky tregojnë se dy avionë të lidhur me Prigozhin u ulën në një bazë ajrore bjelloruse jashtë kryeqytetit të vendit të martën në mëngjes.
Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve nga aplikacioni FlightRadar24 treguan se aeroplanët u ulën pranë Minskut rreth orës 8 të mëngjesit.
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje