Një 36 vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë pasi dyshohet se ka marrë mbi 71 mijë euro kredi me dokumente të falsifikuara.
Policia e Kosovës njofton se i dyshuari Sh.Sh kishte marrë me lizing edhe veturën BMW X7, veturë e cila të njëjtit i është konfiskuar.
“Gjatë veprimeve hetimore, janë siguruar dëshmi se i dyshuari Sh.Sh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë procedurave të kredi-marrjes, ka paraqitur dokumente si: letërnjoftimin, patentë-shoferi, gjendjen e llogarisë bankare, kontratën e punës dhe kontratën e qirasë, të cilat dokumente është vërtetuar se janë të falsifikuara. I dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 €uro. I dyshuari pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMW X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur. Pasi është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga zyrtarët e institucionit bankar, vetura i është marrë personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Atij i është iniciuar rasti “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrim.
I dyshuari me aktvendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje deri në 48 orë./Arbresh.info
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”