Një gazetar i nacionalitetit serb është sulmuar dje teksa po fotografonte liqenin e Ujmanit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ai është sulmuar nga një serb i cili dyshohet se edhe e ka kërcënuar dhe i’a ka marrë telefonin.
I dyshuari është arrestuar e më pas me urdhër të prokurorit është liruar.
“Fshati Kopilovicë, Zubin Potok 26.06.2023 – 11:00. Viktima mashkull/serb gazetar ka raportuar se derisa ka qenë duke bërë fotografi në liqenin e Ujmanit është sulmuar nga një i dyshuar mashkull k/serb, i është marrë telefoni dhe është kanosur. Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...