Është arrestuar person i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.
Graishta ka thënë se i dyshuari është gjetur në fshatin Zllakuqan të Klinës dhe nuk është intervistuar ende nga policia sepse është i lënduar.
Tutje ai ka thënë se vrasja mund të ketë ndodhur për një çështje pronësore.
“Një prej pistave të hetimit është një çështje pronësore të cilin ne konsiderojmë se kemi identifikuar një të dyshuar, por nuk është arrestuar ende. Megjithatë kjo mbetet një prej pistave të hetimit”, ka thënë Graishta.
Sipas tij, ky rast është duke u trajtuar me prioritet dhe seriozitetin me të madh të mundshëm.
“Këto janë vetëm dyshime fillestare të hetimeve”, tha Graishta.
Ai theksoi se gjyqtari i procedurës parapake, kryeprokurori edhe i gjithë stafi komandues së bashku me hetimet rajonale kanë shkuar në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin.
Ndërsa viktimat janë H.I., dhe B.I., vëllezër të moshës madhore./Arbresh.info
Lexo edhe:
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...