Përfundon provimi i maturës, disa raste të largimit të nxënësve

16:16 | 24 Qershor 2023
Diellza Gashi

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka njoftuar për përfundimin e provimit të maturës 2023 të cilit iu nënshtruan 21 mijë maturantë.

Provimi është organizuar në 177 Qendra Testimi, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1600 klasa, njoftoi MASHT-i.

Po ashtu KMSH ka thënë se ka pasur edhe largime të nxënësve nga provimi për shkak se nxënësit janë zënë duke përdorur telefonat.

Rezultatet e provimit do të bëhen publike më 3 korrik.

Shpërndaje në rrjete sociale