Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj Listës Serbe pasi ata u ankuan se në spitali në veri të vendit nuk është i furnizuar me oksigjen.
Përmes një komunikate, MSH ka thënë se këto pretendime nuk qëndrojnë.
“Duam të njoftojmë opinionin publik se deklaratat e sotme në konferencën e Listës Serbe në lidhje me furnizimit me oksigjen për spitalin nuk qëndrojnë. Ministria e Shëndetësisë dje ka marrë njoftimin se drejt Republikës së Kosovës është një kontigjent me furnizim me oksigjen dhe më të marrë këtë njoftim kemi kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme që të krijohen kushtet për kalimin e një ngarkese të tillë”, njofton MSH.
Tutje përmes komunikatës bëhet e ditur se sot Dogana e Kosovës ka proceduar, ashtu siç ka qenë edhe kërkesa, dhe ngarkesa me oksigjen është futur në Republikën e Kosovës për të shkuar në adresën përkatëse.
“Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, organet e tjera përgjegjëse ka marrë të gjitha veprimet që oksigjeni të arrijë në spitalet përkatëse. Sot, pa vonesa Dogana e Kosovës ka proceduar, ashtu siç ka qenë edhe kërkesa, dhe ngarkesa me oksigjen është futur në Republikën e Kosovës për të shkuar në adresën përkatëse. Republika e Kosovës në asnjë rast nuk ka vënë në diskutim çështjet e shëndeti dhe ato humane pavarësisht rrethanave apo ngjarjeve politike. Dhe, kështu do të jetë gjithnjë”, përfundon komunikata./Arbresh.info/
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos