Mbrojtësi Nacho Fernandez ka arritur marrëveshje me Real Madridin për rinovimin e kontratës, duke zgjatur qëndrimin në klub edhe për një vit.
Nacho pritej të largohej nga Santiago Bernabeu këtë verë, pasi kontrata ti skadonte në fund të këtij muaji.
Megjithatë, ai dhe drejtuesit e Real Madridit kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2024.
Është vet klubi spanjoll që ka konfirmuar marrëveshjen me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale.
“Real Madrid CF dhe Nacho Fernandez kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e kapitenit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Nacho ka mbrojtur stemën dhe fanellën e Real Madridit për 22 vjet, që kur u bashkua me klubin në korrik 2001 me vetëm 11 vjet.
Në Real Madrid ai ka luajtur 319 ndeshje dhe ka fituar 23 trofe: 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 3 La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa Spanjolle. /Telegrafi/
? @Nachofi1990 ?#Nacho2024 pic.twitter.com/plOP075zxH
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) June 22, 2023
Ndërron jetë Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave...
Numërohen mbi 18% e votave, vazhdon të prijë VV me 47.22%
Semenyo pritet ta finalizojë marrëveshjen me ish-kampionin e...
Kurti organizon mbrëmje festive me qytetarët për fitoren e V...
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...