Shqipëria ka vazhduar me fitore në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Skuadra e Sylvinhos fitoi ndeshjen e dytë radhazi duke i mposhtur Ishujt Faroe, me rezultat 1:3.
Nedim Bajrami pas fitores ka paralajmëruar Republikën Çeke.
“Po, jam shumë i lumtur që shënova edhe sot. Por më rëndësi kanë 3 pikët. Nuk u dorëzuam dhe ia dolëm. Nuk është lehtë të luash këtu, janë një skuadër shumë fizike. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste, shënuam dhe morëm 3 pikët. Kjo ka rëndësi. Ishujt bëjnë shumë presing, rëndësi ka që morëm pikët maksimale. Çekia? Të përgatitemi shumë mirë. Kemi pushime, kur të kthehemi duhet të japim maksimumin për Kombëtaren. Të marrim fitore ose një pikë për Shqipërinë”, deklaroi Nedim Bajrami.
Shqipëria përballet me Republikën çeke më shtatë shtator./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...