Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Ishujve Faroe në kuadër të ndeshjes së tretë të kualifikueseve të Euro 2024, që luhet më 20 qershor.
Skuadra e Sylvinhos kanë udhëtuar me 24 lojtarë, teksa mungojnë portieri Simon Simoni dhe mbrojtësi Adrian Bajrami, dy lojtarët që nuk janë përfshirë në listën finale për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
Me të mbërritur në Torshavn në orët e pasdites Kombëtarja ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në aneksin e stadiumit të ndeshjes, që ka shërbyer më shumë si një shkrythje për lojtarët pas një udhëtimi të gjatë.
Të gjithë lojtarët në dispozicion janë në formë të mirë fizike dhe atmosfera sigurisht është shumë e mirë pas fitores së rëndësishme të së shtunës ndaj Moldavisë në stadiumin “Air Albania”.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...