Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili në kohën e luftës ka qenë ish-komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, aktualisht ka marrë pjesë në zbulimin e shtatoreve të heronjve të kombit, Agim Çelaj, Bekim Berisha, Skënder Çeku e Xhemajl Fetahaj me rastin e Diës së Çlirimit të Pejës.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se me bashkëluftëtarët e kishin gjetur Pejën përveç të shkatërruar, edhe me përpjekje për ta ndarë atë në dy pjesë.
“Peja, qyteti im i zemrës, sot e feston Ditën e Çlirimit. Ky qytet, njerëzit dhe të gjitha rrugët e këtij qyteti, më bëjnë të ndjehem në shtëpi. Nuk ishte i lehtë 16 qershori i vitit 1999, ku unë me bashkëluftëtarë e gjetëm Pejën e shkatërruar e me tentim të ndahej në dy pjesë, por ne ishim shumë të vendosur ashtu si gjatë luftës, edhe tani ta mbronim lulen e Dukagjinit dhe Dukagjinin”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se çlirimin e Pejës ua kishin borxh mijëra intelektualëve dhe patriotëve të Pejës që i dhanë shumë kombit shqiptar.
“Ua kishim borxh historisë, mijëra intelektualëve dhe patriotëve të Pejës që i dhanë shumë kombit shqiptar gjeneratë pas gjenerate, ia kishim borxh edhe katër bashkëluftëtarëve që sot jemi mbledhur veçmas për ta sot, Agimit, Bekimit, Skënderit e Xhemailit. Qyteti të cilin Haxhi Zeka e ruajti me nder, sot po zbukurohet me shtatoret e tyre”, ka thënë Haradinaj.
“Heronjtë Agim Çelaj, Bekim Berisha, Skënder Çeku e Xhemajl Fetahaj, kishin profesione të ndryshme por i bashkoi një ëndërr shekullore, një amanet që brez pas brezi u përcjell tek secili shqiptar. Ata i ofruan vendit dijen dhe pushkën e tyre, e në fund edhe jetën e tyre. Ata ranë heroikisht, Agimi në Rahovec, Abeja në Junik, Skenderi në Loxhë e Xhemajli në Koshare duke mbetur përjetësisht në kujtimin e bashkombasëve tanë kudo që jetojmë”, është shprehur ai.
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë