Berisha: Dhunë shtazore e bandave të Putinit të vogël ndaj gzetarëve në Leposaviq

15:38 | 16 Qershor 2023
Emir Abduramani

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me dhunën dhe sulmin e protestuesve serbë ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Në Facebook, Berisha ka postuar videon e sulmit të rëndë ndaj kameramanit të RTK-së, Bardh Bekteshi, duke thënë se kjo dhunë shtazore po bëhet nga bandat kriminale serbe të “Putinit të vogël”, referuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“STOP terrorit mbi mediat e lira. Dhunë shtazore nga bandat kriminale serbe të Putinit të vogël, kundër gazetarëve të RTK në Liposaviq! Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të banditëve serb”, ka shkruar Berisha./Arbresh.info