Tentim – hyrja me dhunë në komunën e Leposaviqit, Policia thotë se situata është qetësuar

11:43 | 16 Qershor 2023
Emir Abduramani

Protestuesit tentuan të hyjnë objektin e Komunës së Leposaviqit, Policia: Është qetësuar situata

Në Komunën e Leposaviqit sot protestuesit serbë e kanë kaluar rrethojën dhe kanë tentuar të futen me dhunë në objektin e komunës, brenda së cilës gjendet kryetari Lulzim Hetemi.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar për Arbresh.info këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar se protestuesit kanë kaluar rrethojat dhe kanë qëndruar aty 15 minuta, për t’u larguar më pas në vendin ku kanë qenë.

Elshani tha se situata aktualisht është e qetë dhe protestuesit janë larguar./Arbresh.info