Nëntë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur në Turqinë juglindore gjatë një mosmarrëveshjeje mbi pretendimet territoriale, e cila u krye me përdorimin e armëve, sipas autoriteteve lokale.
Guvernatori i provincës së Dijarbakirit, Ali Ihsan Su, siç raporton Anadolu, tha se në këtë konflikt fatkeqësisht tetë bashkëqytetarë tanë humbën jetën dhe tre u plagosën. Qeveria më vonë sqaroi në një deklaratë se një nga të plagosurit ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, duke e çuar numrin e të vdekurve në nëntë.
Sipas autoriteteve, mosmarrëveshja shpërtheu midis dy familjeve që po grindeshin për pronësinë e një ferme prej 20 hektarësh në rrethin Bismil në provincën me mbizotërim kurd të Dijarbakirit.
Mediat turke raportojnë, se mosmarrëveshja u përshkallëzua pasi një nga familjet ndërluftuese ndezi zjarrin në parcelën e diskutueshme.
Mosmarrëveshjet mbi pretendimet territoriale janë të zakonshme në provincat juglindore të Turqisë, rajonet më të varfra të vendit./euronews
“Po bën punë të shkëlqyera”, Trump falënderon Osmanin për pj...
Real Madrid dorëzon provat në UEFA për rastin e racizmit nda...
Osmani në rresht të parë, Rama shpërndan momentin kur liderë...
Imri Demelezi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltar...
PSG merr lajme pozitive për Dembelen, shmanget dëmtimi serio...
Arrestohen katër persona për mashtrim me shitje prone në vle...