Sot do të mbahet një protestë në Tiranë në përkrahje të Kosovës për situata nëpër të cilat po kalon.
“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, është thirrja që po bëhet në rrjet drejtuar qytetarëve, për protestën e nesërme përpara kryeministrisë në ora 19:00.
Kjo nismë është nxitur për ta mbështetur Kosovën, si dhe nga deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për anulimi i mbledhjes së dy qeverive.
Kujtojmë se qëndrimet e Ramës si për propozimin për Asociacionit, por edhe deklarata e tij ku i bën thirrje kryeministrit Kurti që të tërheqë forcat policore nga veriu, nuk janë pritur mirë nga shumë qytetarë shqiptarë.
Njoftimin e ka shpërndarë edhe aktori i njohur shqiptar, Florjan Binaj.
“Shihemi nesër! Mos e lini ngritjen e zërit për kombin shqiptar vetëm për në stadium…”, ka shkruar Binaj në Facebook./Arbresh.info
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...