Pacolli: Problemi ynë kryesor nuk është media, por papjekuria e qeverisë

22:28 | 15 Qershor 2023
E.H

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Klan Kosova dhe të gjitha mediat e tjera në vend nuk duhet të shqetësohen kurrë se një ditë dikush do të zgjohet dhe do t’i mbyllë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka theksuar se të gjithë mund të gabojnë dhe sipas tij ka dënime për gabime, përcjell Arbresh.info.

“Ne mbrojmë median tonë, lirinë tonë. Askush nuk është perfekt, të gjithë mund të gabojnë dhe ka dënime për gabime, por ato nuk mund të mbyllen. Unë pres një zgjidhje pozitive dhe se një kërcënim i tillë nuk do të ndodhë më kurrë në një Kosovë demokratike”, ka shkruar Pacolli.

“Shpresoj që nismëtarët e idesë së mbylljes së një mediumi të provuar do të përgjigjen moralisht dhe ligjërisht”.

Deputeti Pacolli ka vazhduar duke thënë se problemi në Kosovë nuk është media, por papjekuria e qeverisë aktuale.