Është raportuar se një person i dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Maqedonisë Veriore.
Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje lidhur me vrasjen e rëndë në Prishtinë, të mërkurën në orët e mbrëmjes.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se personi i cili ishte në veturë është pa shenja jete”, thuhet në raport.
Kurse rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, ku dyshohet se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...