Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, ka vazhduar edhe sot realizimin e planit policor operacional të koduar ‘Verona’ nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘krim i organizuar’, dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.
Policia njofton se sot ka kryer kontrolle në tri lokacione në rajonin e Gjakovës dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale të lart-cekuar, përcjell Arbresh.info.
Policia në këtë rast ka gjetur edhe disa dëshmi që lidhen me rastin.
Kujtojmë se operacioni policor ‘Verona’ ka nisur në muajin prill 2023.
10 persona kanë mbetur të arrestuar me 5 prill 2023 në rajonin e Pejës dhe Gjakovës.
“Gjithsej nga koha e zbatimit të këtij operacioni (05.04.2023) e deri më sot janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 16 të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Policia ka intervistuar tre të dyshuarit e arrestuar sot dhe me aktvendim nga prokuroi të njëjtit janë dërguan në mbajtje deri në 48 orë./Arbresh.info
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...