Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për ndryshim të formatit të mbledhjes së dy qeverive.
Kjo mbledhje është kundërshtuar nga kryeministri i Shqipërisë, gjë që e qoi deri tek anulimi i këtij takimi që është parë të mbahet sot në Gjakovë.
Për këtë Gola ka thënë se nuk është për t’u çuditur vendim i Ramës.
Sipas deputetit të VV-së, nëse Rama s’do të kishte frikë nga aktivizimi i “dellit kombëtar” do t’i vendoste edhe viza kosovarëve.
“S’ka cka m’u cudite. Edhe vizat t’i kish vendose po t’mos kishte pase frike qe mund t’i rrezikohet pushteti nga aktivizimi i atij pak delli te mbetur kombetar, te pluhurosur trash nga te dyja anet e kufirit”, ka shkruar Gola./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...