Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan, ka pranuar sot një donacion me pajisje nga Turqia, në vlerë 20 mijë euro.
Pranimi i këtij donacioni u bë në një ceremoni ku mori pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ambasadori turk në Prishtinë, Sabri Tunç Angili, komandanti i KFOR-it turk në Kosovë, kolonel Recai Yilmaz, koordinatori i organizatës TIKA, Cihan Dinçer, si dhe përfaqësues të tjerë nga Turqia dhe komuna e Gjilanit.
Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se ky projekt është vazhdim i bashkëpunimit të mirëfilltë mes Kosovës dhe Turqisë, po edhe i ndihmës që i ka dhënë vendit tonë deri tani populli turk dhe qeveria turke.
Ai ka theksuar se nga Turqia pret përkrahje edhe në të ardhmen.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...