Daniel Serwer ekspert i marrëdhënieve me SHBA, ka folur sërish rreth draft-statusit të propozuar nga kryeministri Rama për Asociacionin e komunave serbe dhe mënyrën se si ka ndikuar ai.
Profesori Serwer tha se propozimi i këtij draft-statusi nga ana e kryeministrit shqiptar nuk ishte i drejtë, madje ai tha se ish-kryeministri Berisha kishte të drejtë kur thoshte se ky ishte një veprim i gabuar.
“Ky është një komplikacion që nuk ishte i nevojshëm, i bën gjërat edhe më të vështira për Albin Kurtin. Mendoj se ish-presidenti Berisha ka të drejtë. Kjo është një ndërhyrje e panevojshme, e cila cenon prestigjin e Kurtit dhe nuk e zgjidh problemin. Tashmë është e nevojshme që Kosova të vijë me një propozim, mesa e kam kuptuar, kryeministri Kurti e ka cilësuar të pamundur modelin e propozuar në Kroaci. Ai duhet të vijë dhe të dalë me një propozim i cili duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, megjithatë mendoj se është e nevojshme që të vijë diçka nga Prishtina, jo nga Beogradi apo nga Edi Rama”, tha Daniel Serwer për Euronews Albania.
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...