Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka thënë sot se pushteti i Aleksandat Vuçiqit është nacionalist, gjersa tha se relaksimi i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë do të duhej të ndikonte edhe në përmirësimin e të drejtave dhe të ekonomisë së shqiptarëve ne Luginën e Preshevës, e jo në përkeqësim.
“Pushteti i Vuciqit është pushtet politikisht nacionalist, kulturalisht neokonservator dhe ekonomikisht neoliberal, që fshihet pas imazhit pro evropian por që realisht ushqen një Serbi autoritare që shkel të drejtat e minoriteteve dhe të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Kemi qenë në pritje të rezultateve konkrete nga raportet e fqinjësisë së mirë Shqipëri-Serbi. Deri më sot asnjë rezultat për sa i përket çështjes së shqiptarëve në Luginë. Përkundrazi, vetëm përkeqësim”, shkruan ajo.
Sinani në një postim në Facebook shkruan se Tirana duhet që pa paternalizëm të kontribuojë në ngritjen e cilësisë dhe të angazhimit të politikës shqiptare në rajon për interes të përgjithshëm./Arbresh.info/
Postimin e saj në Facebook:
Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e para një muaji në...
Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria në Bordin e Paqes, dritare s...
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...