Një person në Ferizaj mbrëmë ka gjuajtur me armë në drejtim të një tjetri.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshje, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën dhe më pas ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të tij, me c’rast, ai është gërvishtur dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka konfiskuar një fishek dhe gëzhojë në vendngjarje, teksa rasti po hetohet.
“Ferizaj 08.06.2023 – 22:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e organeve të rendit./Arbresh.info
Katër të plagosur pas rënies së dy dronëve pranë Aeroportit ...
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëni...
Rama: Katër zyrtarë certifikohen si specialistë të sigurisë ...
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...