Karim Benzema së fundmi i është bashkuar skuadrës arabe Al Ittihadit.
Ish lojtari i Real Madridit ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare, pasi do të qëndroj në Arabin Saudite deri në vitin 2026, ku do të përfitoj rreth 200 milionë euro në vit.
Ylli francez në intervistën për klubin që tashmë i përket, tregoi arsyet se pse ka zgjedhur pikërisht Arabinë për ta vazhduar karrierën.
“Unë jam një musliman, është një vend musliman dhe dua të jetoj atje. Është mirë të jesh në një vend musliman ku tashmë ndjej se njerëzit më duan. Kjo do të më lejojë të filloj një jetë të re. Unë dua të jem rrjedhshëm në arabisht, kjo është e rëndësishme për mua. Meka është gjithashtu afër dhe është e rëndësishme për një besimtar si unë. Ata janë në vendin tim. Kur fola me familjen time ata ishin të gjithë shumë të lumtur, kuptuam se vendi ynë është në Arabinë Saudite.”, ka deklaruar Benzema./Arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë