Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, tha se çfarëdo vendimi që merret për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, sipas tij, do ishte i pranueshëm nëse do ishte në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.
Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se pak rëndësi ka nëse japin apo jo dorëheqje kryetarët e këtyre katër komunave, dy prej të cilëve vijnë nga kjo parti.
“Çfarëdo që bëhet me zgjedhje të reja duhet, me të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët dhe assesi të mos cenohet Kushtetuta e vendit. A japin apo s’japin dorëheqje kryetarët e PDK, ma pak me rëndësi është”, tha Tahirit./Arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...