Paulo Dybala i Romës humbi finalen e Europa League kundër Sevillas, megjithatë, asi argjentinas nuk është duke e menduar largimin nga kryeqytetasit e Italisë.
Kampioni i Botës me Argjentinën, luajti sezonin e parë tek ‘romakët’ i transferuar një vit më parë nga Juventusi.
Dybala, i cili shënoi golin e epërsisë për Romën në duel me Sevilla, ka thënë se të jesh pjesë e Romës është një nder.
“Të luash për këtë ekip nuk është thjesht një sport apo punë, por një nder”, ka thënë Dybala.
Ndryshe, sulmuesi argjentinas është duke u monitoruar nga disa klube evropiane, por lojtari preferon qëndrimin në skuadrën e Jose Mourinhos./rtk
PDK: Parqitja përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ...
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...
Hamza pret ambasadorin e Austrisë, e falënderon për përkrahj...
Zbulohet një klip i ri i skandalit: Vinicius Jr provokoi tif...
IKD dorëzon kërkesë për debat parlamentar mbi moszbatimin e ...