Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se në një dyqan në Prishtinë, janë gjetur disa produkte me afat të skaduar.
Në këtë market janë asgjësuar 16 kg djathë, 17.5 kg sallamë, jogurt me fruta dhe 1.6 kg virshlle.
“Mbrëmë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar një ankesë nga konsumatori, për blerje të një produkti pa afat në një Market në lagjen Bregu Diellit Prishtinë. Menjëherë kemi organizuar një inspektim. Aty është gjetur produkti i njëjtë i raportuar, po ashtu gjatë kontrollit në rafte tjera janë gjetur dhe disa lloje tjera produkteve pa afat. Sipas procedurës epi inspektues ka larguar nga raftet shitëse të gjitha produktet me afat të skaduar dhe të njëjtat i ka asgjësuar. Sasitë e produkteve të gjetura pa afat janë: djathë 16 kg, sallama 17,5 kg jogurt me fruta 1,6 kg virshlle”, thuhet në njoftim.
Ndaj operatorit janë nisur procedurat ligjore në Gjykatë, e cila pritet të vendos për masa ndëshkimore.
“Shprehur në njësi janë larguar 80 produkte nga tregu. Ndaj operatorit ekonomik sipas procedurave ligjore do të ngritët procedurë në gjykatë. E cila do të vendos për masën ndëshkimore. Falënderojmë konsumatorin për raportim”, thuhet në njoftimin e AUV-it./Arbresh.info/
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...